Griezmann: Ta mposhtim Real Madridin!

Futboll

Griezmann: Ta mposhtim Real Madridin!

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 19:40
Antoine Griezmann

Të gjithë në pritje të derbit të madh spanjoll, mes Atletico Madridit dhe Real Madridit, sfidë e javës së 12-të, që luhet të shtunën në orën 20.45. Sulmuesi i Atleticos, Antoine Griezmann, është shumë i bindur se Atletico mund të përmirësojë situatën para golit në derbin madrilen. “Kjo është një ndeshje që duhet ta fitojmë në stadiumin tonë të ri i cili do të jetë i mbushur dhe me plot entuziazëm. Është ndeshje e madhe, sigurisht, jo vetëm për tifozët dhe klubin, por edhe për lojtarët. Këto janë ndeshje që dëshironi të luani dhe të keni impakt pozitiv. Ne kemi probleme para golit, në stërvitje po bëjmë mirë në sulm”, tha Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat