Guardiola mund të shpenzojë më shumë

Futboll

Guardiola mund të shpenzojë më shumë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:54
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është i hapur për të rinovuar kontratën e tij me Manchester City. Kjo është deklaruar nga anglezja “Daily Mail”, e cila informon se trajneri katalanas mund të shpenzojnë më shumë kohë në stolin e “qytetarëve” se në Munih apo edhe në Barcelonë. Guardiola aktualisht ka një kontratë me Manchester City deri më 2019, ndërsa rinovimi do të kryhet për të paktën një vit më shumë.

Një nga çelësat e negociatave për kontratën e re do të jetë raporti i shkëlqyeshëm që ka tekniku me drejtuesit e klubit, çka do t’i lehtësonte bisedimet pa u ngutur gjatë gjithë sezonit aktual. Rezultatet e mira dhe performanca e ekipit këtë sezon, si dhe reagimi pozitiv karshi metodave të Pep, e kanë inkurajuar atë të qëndrojë më shumë në Angli. Manchester City tani është lider i Premier League, me tetë pikë diferencë mbi vendin e dytë dhe e ka siguruar biletën për në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat