Josa: Nuk mund të justifikohem për mungesat e shumta

Futboll

Josa: Nuk mund të justifikohem për mungesat e shumta

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:26
Pamje nga ndeshja e sotme, foto FC Prishtina

Prishtina sot ka regjistruar humbjen e dytë rresht, pas Lirisë tani mposhtet 2:0 edhe nga Drenica. Ndeshjen edhe mund të humbasësh, por kur luan dobët e krijon pak apo aspak raste, atëherë nuk meriton më shumë dhe s’të mbetët tjetër veç të urosh kundërshtarin për fitoren e merituar. Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës, për faqen e klubit bardhekaltër, tha: “Nuk mund të justifikohem për mungesat e shumta që kemi, sepse mungesa kemi pasur edhe gjatë periudhave që kemi kaluar. Thjesht sot ne duhet të luanim më shpejtë, sidomos në mesfushë dhe sulm në mënyrë që të vertikalizonim më shumë zonën, gjë që nuk e bëmë. Në fillim na u paraqiten dy-tre raste, por ato ishim shumë sporadike. Ndërsa Drenica pati shumë mirë të organizuar mesfushën dhe ky organizim i tyre na bëri që ne të vonoheshim ose të humbnim shumë topin. Nuk dua të përmend emra të veçantë në lojën tonë, sepse normalisht faji nuk hedhet në emra të  veçantë por në organizimin e lojës së gjithë skuadrës. E kam shumë të qartë çfarë i mungoi sot skuadrës, ndërsa u përmenden mungesat, por kampionati është kështu, shumë i gjatë ku i ka mungesat e pezullimet nga kartonët dhe nuk duhet parë këtu fajin, por se si ne u përballëm sot e ku luajtëm shumë ngadalë e kjo ngadalësi na bëri që kundërshtari të na kap në befasi, sidomos në pjesën e parë nga e cila s’jam i kënaqur fare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat