Montella mbetet optimist: Më e keqja ka kaluar për Milanin

Futboll

Montella mbetet optimist: Më e keqja ka kaluar për Milanin

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 11:12
Vincenzo Montella

Humbja e 6-të në 13 javë kampionat nuk e trondit aspak trajnerin Vincenzo Montella, që shprehet se skuadra e tij do të kapë të gjitha objektivat dhe se mbetet optimist për të ardhmen. Kuqezinjtë ndodhen në “zonën e askujt”, shumë larg zonës së Champions League, por edhe Europa League mund të kthehet në një dështim.

“Unë jam optimist, pasi mendoj se e kemi kaluar momentin më të keq. të tjerët po ecin fort, por nuk mund të shkojë gjithnjë kështu. Herët a vonë do të nisin të përballen mes tyre. Nëse do të flas me një tifoz të Milanit është e qartë që ai nuk është optimist, por ne besojmë”, tha Montella.

Duke u rikthyer te ndeshja e humbur 1-2 në fushën e Napolit, trajneri milanist shprehet se ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës së tij. “Me përjashtim të rezultatit, pjesa tjetër ishte inkurajuese dhe jam i kënaqur nga loja që zhvilluam. Mund të kishim marrë diçka më shumë nga kjo ndeshje dhe mendoj se kemi lojtarë që janë të barabartë me ata të Napolit. Duhet të përmirësohemi në 30 metrat e fundit, të jemi më konkretë. Luajtëm me 4 mbrojtës, pasi me 3 do të ishte e rrezikshme dhe më 5 do të luanim vetëm në mbrojtje. Por duhet të përmirësojmë lojën tonë dhe te jemi konstantë gjatë gjithë kohës, për të evituar luhatjet që na ndëshkojnë”, tha Montella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat