Zidane: Barcelona do të humbasë pikë

Futboll

Zidane: Barcelona do të humbasë pikë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 12:29
Zinedine Zidane

Real Madrid nuk mundi të merrte një rezultat më të mirë se 0:0 në stadiumin “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madridit të shtunën mbrëma. Në konferencën e shtypit pas ndeshjes, Zinedine Zidane ishte i kënaqur me lojën e të tijve. Diferenca me ekipin e Ernesto Valverd-s nuk i duket e pakapërcyeshme Zidanit që vlerëson se Real Madridi do t’i afrohet rivalit të tij: “Po, është e kalueshme. Barcelona sigurisht do të humbasë pikë. Ne duhet të vazhdojmë punën tonë dhe kjo është e gjitha. 10 pikë janë shumë, por kjo do të ndryshojë”, vlerësoi Zizou përpara se të konkludonte me një mesazh për mbështetësit e klubit merengues: “Duhet të vazhdojmë të punojmë, sepse ky është futbolli. E di që kjo ndryshon shpejt dhe ne do të luftojmë deri në fund. Jam i sigurt”. 2016-2017 ishte e jashtëzakonshme për “Los Blancos” që u kurorëzuan kampion në Spanjë dhe Europë. Këtë sezon ecuria e deritanishme e skuadrës së Zidane në kampionat është larg asaj të vitit të kaluar, ndërsa në Champions renditen të dytët e Grupit H pas Tottenhamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat