‘Daily mail’ çmend të gjithë me notën që e vlerësoi Mustafin!

Futboll

‘Daily mail’ çmend të gjithë me notën që e vlerësoi Mustafin!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:16
Mustafi me bashkëlojtarë në teshatore

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, pas sanimit të lëndimit, me sukses u rikthye në petkun e Arsenalit dhe ka qenë vendimtarë në fitoren e skuadrës së tij. Ai realizoi gol fantastikë me kokë në minutën e 36-të, ku shokoi Tottenham-in. Arsenali triumfoi me rezultat 2:0 kundër Tottenham-it, në derbin e javës së 12-të në Premier League.  Ndërkaq, golin e dytë e ka realizuar Alexis Sanchez në minutën e 41-të.  Mustafi është vlerësuar me notë 9 nga tabloidi britanik “Daily Mail”. Notë fantastike, kurse me notë të mirë u vlerësua edhe Xhaka (7). Duhet kujtuar se Xhaka e Mustafi i ndëshkuan me kartona të verdhë në derbin londinezë.  

Ja nota e lojtarëve:

Arsenal (3-4-2-1): Cech 6.5; Koscielny 8.5, Mustafi 9, Monreal 7.5; Bellerin 8, Ramsey 7.5, Xhaka 7, Kolasinac 7; Ozil 8 (Iwobi 84), A. Sanchez 7.5; Lacazette 7 (Coquelin 73, 6).

Tottenham (3-4-2-1): Lloris 6; D. Sanchez 5.5, Dier 6, Vertonghen 5; Trippier 5, Sissoko 6, Dembele 6 (Winks 62, 5), Davies 6.5 ; Eriksen 5, Dele 5 (Son 75); Kane 5 (Llorente 75).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat