Icardi titullar tek Interi, Berisha para një prove të vështirë

Futboll

Icardi titullar tek Interi, Berisha para një prove të vështirë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:00
Icardi

Etrit Berisha me misionin e vështirë për të ndalur sulmin “ziklatër”, e veçanërisht Mauro Icardin. Në orën 20:45, në “San Siro”, Interi i Spalletit do të kërkojë të rikuperojë pozicionet e humbura nw renditje, për të mos humbur kontaktet me kreun. Trajneri “ziklatër” ka konfirmuar formacionin e zakonshëm, ku bën pjesë edhe Icardi, i cili është riaftësuar nga problemi fizik që e pengoi të grumbullohej me Argjentinën për dy ndeshjet miqësore të nëntorit. Ai do të jetë i mbështetur nw majwn e sulmit nga Candreva, Borja Valero dhe Perisic. Vecino dhe Gagliardini do të formojnë murin para katërshes mbrojtëse D’Ambrosio-Skriniar-Miranda-Nagatomo.

Nga ana tjetër, Gasperini i Atalantës nuk ka grumbulluar Caldaran, por është Palomino në mbrojtje. I padisponueshëm mbetet Spinazzola, ndërsa ka hapësira në formacion edhe për Cristante dhe Castagne në vend të Kurtic dhe Gosens. I pakrekshëm në portë Etrit Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat