Rashica standard, Vitesse dështoi

Futboll

Rashica standard, Vitesse dështoi

Nga: K.Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:24
Milot Rashica

Vitesse ishte shumë afër që të kthehet me fitore, kur udhëhoqën me rezultat 1:2 deri në minutën e 61-të. Mirëpo, Groningeni këndellet dhe përmbysi epërsinë e mysafirëve, duke triumfuar me rezultat 4:2.

 Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit standard, u mundua maksimalisht, por assesi që të kthehen me një pikë. Për Groningenin shënuan: futbollistët Dabo (59'-autogol), Idrissi (65'), Mahi (78') e van Weert (82') dhe për Vitessen realizoi: Larsen (32'-autogol) e Matavz (61'). Vitesse është në vend të 6-të me 19 pikë, kurse Groningen renditet i 13-ti me 12 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat