Largimi i Mustafit nga Arsenali?

Futboll

Largimi i Mustafit nga Arsenali?

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 11:57
Mustafi

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka qenë i acaruar kur është pyetur për një largim të mundshëm nga Emirates.

Mustafi thotë se gazetat shpikin gjëra vetëm që të mbushin faqet, pasi nuk dinë asgjë se çfarë ndodh në zhveshtore.

“Largimi nga Arsenal? Kjo është puna e juaj. Ju po më pyetni për këtë, sepse kjo është puna e juaj nga jashtë, të flisni kinse dini gjithçka. Ajo çfarë ndodh në zhveshtore është e vërteta. Nuk e kuptoj pse njerëzit flasin për gjëra të cilat nuk i dinë. Ka shumë gazeta që duhet të shkruajnë diçka, sepse është e mërzitshme të jenë faqet bosh”, vazhdoi ai. “Unë jam duke qëndruar para jush me fanellën e Arsenalit”, tha krejt në fund Mustafi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat