Një shqiptar në përbërjen që nuk bindi në javën e 15-të

Futboll

Një shqiptar në përbërjen që nuk bindi në javën e 15-të

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 13:15
Pajtim Kasami

Jo gjithmonë të shkon ashtu siç planifikon. Është normale që futbollistëve ka ditë që nuk iu shkon dhe nuk i përmbushin pritshmëritë. Kështu i ngjau edhe futbollistit shqiptar Pajtim Kasami, i cili me skuadrën e tij Sioni në udhëtim pësuan humbje 5:1 nga kampioni në fuqi, Baseli. Sipas “Blick” kjo është përbërja që nuk bindi në javën e 15-të të elitës së futbollit zviceran: Anton Mitrjuschkin (Sion), Pajtim Kasami (Sion), Filip Ugrinic (Luzerni), Rasmus Thelander (Zurich), Simone Rapp (Thun), Jan Bamert (Sion), Elton Monteiro (Lausanne), Daniel Aleksiq (St.Gallen), Cedric Brunner (Zurich), Claudio Lustenberger (Luzerni) dhe Michi Frey (Zurich).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat