A kam bërë gabime?

Futboll

A kam bërë gabime?

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 15:55
Carlo Tavecchio

Carlo Tavecchio pretendon se ai donte Marcelo Lippi-n në rolin e trajnerit të Italisë, jo Giampiero Ventura-n, dhe se ai duhet ta kishte shkarkuar 68-vjeçarin që pas pjesës së parë ndaj Suedisë.

“Jam tërhequr, një akt thjesht politik. I kërkova atyre të Këshillit Federal të më bashkoheshin, por askush prej tyre nuk e bëri kështu që jam vetëm unë,” fillon ai konferencën për shtyp.Jam tërhequr mbi baza politike, jo sportive. Serie B do ta zgjedhë presidentin më datë 23, ndërsa Serie A më 27-të.

“Gjithmonë kam thënë se Tavecchio zgjodhi trajnerin, por sot e morët vesh se nuk e kam zgjedhur unë. Kam paguar çmimin e zgjedhjes së Ventura-s.

“Por mos harroni arritjet e mia. Italia do të ketë katër ekipe në Champions League vitin tjetër. A kishim nevojë për një trajner të ri? Kam folur me të gjithë kandidatët e mundshëm, por asnjëri prej tyre nuk është i gatshëm për momentin.

“A kam bërë gabime? Duhet të kisha ndërhyrë që pas pjesës së parë në San Siro për të ndryshuar trajnerin. Kur vendosa për t’u larguar? Në 11.45".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat