Shqiptarja nga Gostivari ndanë drejtësi në Bukuresht

Futboll

Shqiptarja nga Gostivari ndanë drejtësi në Bukuresht

Nga: Shaban Sinani Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 10:57
Vjollca Izeiri me fanellë të kuqe

Treshja e refereve nga Maqedonia Ivana Projkovska, Vjollca Izeiri dhe Biljana Milanova do të ndajnë drejtësi në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Franca 2019” për futbollin e femra ndërmjet përfaqësueseve më të mira të Rumanisë dhe asaj të Moldavisë që do të zhvillohet në stadiumin “Mogosoaia” në Bukuresht me 28 nëntor. Ndryshe Vjollca Izeiri vetëm para dy javëve ishte në Portugali ku ka ndaj drejtësi qytetin Viseu të Portugalisë, ku u zhvilluan ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të futbbollit për femra U-19 që do të mbahet në Zvicër në vitin 2018. Në këto gara kualifikuese në Viseu të Portugalisë morën pjesë përfaqësueset e Portugalisë, Norvegjisë, Irlandës së Veriut dhe Qipro.. Kjo dëshmon shumë për autoritetin dhe cilësitë e referes nga Gostivari e cila tani është referja e vetme shqiptare që është duke ndaj drejtësi në garat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat