Ky është Shefqeti i madh në vitet e 80-ta, kur përcillte Draganin

Futboll

Ky është Shefqeti i madh në vitet e 80-ta, kur përcillte Draganin

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:16
Mnce baradhezi përcillet nga Sinani me të zeza

Është e pamundur të shkon ndonjë ditë e mos të përmendet Prishtina e viteve të 80-ta që dridhte shumë klube të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Ishte një skuadër e fortë në elitën e futbollit të asaj periudhe.

Në foto shihet me të zeza mbrojtësi i shquar i asaj kohe, Shefqet Sinani, duke përcjellë këmbë pas këmbe Dragan Mancen, i cili më vonë kishte humbur jetën në moshën 23 vjeçare gjatë një aksidentit.  

Kjo foto është  vitit 1983 të cilën e ka postuar dashamiri i madh i futbollit, Xhevdo Kastrati. Shihet në prapavijë se çfarë numër i madh i tifozëve ka qenë në stadiumin e Prishtinës, rreth 40 mijë veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat