Ja viti kur KF Prishtina ka qenë kampione me shikueshmëri në Jugosllavi dhe tronditi serbët

Futboll

Ja viti kur KF Prishtina ka qenë kampione me shikueshmëri në Jugosllavi dhe tronditi serbët

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:12
Renditja si vendas e si mysafir me shikueshmëri

Kohët e fundit flasin se në Kosovë mungon shikueshmëria, për faktin se nuk ka cilësi, ka zëra që thonë se edhe nuk e duan fortë sportin. Një fakt shumë interesant dhe më së miri e dinë edhe gjenerata e artë e Prishtinës në krye me Fadil Vokrrin, se në vitin 1984-85 prishtinasit me shikueshmëri kanë qenë kampione të Jugosllavisë, ndërsa si skuadër zuri vendin e dhjetë me 32 pikë në Ligën e Parë. Prishtina e para si skuadra më e shikuar si vendas, la pas klubin famëkeq Cërvena Zvezdën e Beogradit, Vardarin e Shkupit, Dinamo Zagrebin, Hajdukun e Splitit, Partizanin e Beogradit. Prishtina kampione për shikueshmëri si vendas, mesatarja për ndeshje 18647 shikues, pas saj janë: C. Zvezda 17.529, Vardari 13.588, Hajduk Spliti 12.941, Partizani 11471, Dinamo 11471 etj. Si mysafirë skuadra më e shikuar ka qenë C C. Zvezda me 19529 shikues. E kemi fjalën pr vitin 1984-85, pra për 17 ndeshje si vendas e 17 si mysafirë. Skuadra që vinin në Prishtinën iu dukej atëkohë se po luajnë në atmosferën braziliane dhe shumica kanë qenë të tronditur, sepse nuk mund ta besonin se aq shumë e duan shqiptarët futbollin në përgjithësi sportin sidomos që tregonin një korrektësi të pashoq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat