Për disa skuadra është treni i fundit në Champions

Futboll

Për disa skuadra është treni i fundit në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 13:19
Pamje nga një ndeshje

Sonte dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e parafundit të fazës grupore në Champions League në futboll. Për disa skuadra pa dyshim se do të jetë edhe treni i fundit për të shpresuar për një vend që i kualifikon në të tetën e finales. Dortmundi do të ndeshet me Tottenhamin, por shpresat i ka shumë minimale, sepse në rast se fiton Real Madridi në fushë të APOEL-it, për skuadrën gjermane gjithçka do të përfundojë, vetëm duhet të shpresoj për një vend në Europa League.

Reali Madridi kërkon tri pikë në Nikosia dhe përfundimisht të sigurojë kalimin më tej, kurse Tottenhami me qetësi do të luajë, sepse veç e ka siguruar kualifikimin, përveç që synon ta ruaj kreun e tabelës.  Real Madridi nuk do ta ketë në dispozicion kapitenin Sergio Ramos. Ai nuk është ftuar në mesin e 20 lojtarëve që kanë udhëtuar drejt Qipros. Mbrojtësi i “Los Blancos” ka thyer hundën në derbin e së shtunës përballë Atletico Madridit dhe kishte lëshuar fushën përpara kohës për shkak të gjakderdhjes së madhe.

Trajneri Zinedine Zidane nuk ka dhënë ndonjë afat për sa do të mungojë Ramos, por mediat në Spanjë kanë raportuar që ai nuk do të ketë nevojë të operohet, por vetëm i duhet një kohë që të pushojë. Në sfidën me APOEL-in, Reali nuk ka në dispozicion as Gareth Balen dhe portierin Keylor Navas. Tottenham kryeson me 10 pikë në grupin H, i ndjekur nga Reali me 7 sosh, Dormundi (2) dhe APOEL (2). Interesant do të jetë edhe në grupin E, sepse derbi zhvillohet mes Sevillës dhe Liverpoolit. Sevilla synon tre pikët që ta merr kreun por edhe të kualifikohet, kurse Liverpooli shpreson të kthehet i pamposhtur. 

Liverpooli udhëheq me 8 pikë në grupin E, një më shumë se Sevilla, kurse Spartak Moska është në vend të tretë me 5 sosh dhe Maribori i fundit me një pikë. Në Grupi G Besiktas-Porto është sikurse finale, sepse luftohet për vend të parë, kurse Monaco kërkon pikë të plota ndaj skuadrës gjermane Leipzig. Besiktas ka 10 pikë, pasojnë Porto (6), Leipzig (4) dhe Monaco (2). Në grupin F, Manchester City kryeson me 12 pikë, pasojnë Shakhtar (9), Napoli (3) dhe Feyernodi (0).

Ndeshjet, sonte

Grupi E

Sevilla-Liverpool 20.45

Spartak-Maribor i         20.45

Grupi F

Napoli-Shakhtar Donetsk     20.45                 

Manchester City-Feyenoord 20.45

Grupi G

Besiktas-Porto    20.45

Monaco-Leipzig  20.45                 

Grupi H

APOEL-Real Madrid     20.45                 

Dortmund-Tottenham 20.45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat