Besiktas kalon për herë të parë në histori fazën e grupeve

Futboll

Besiktas kalon për herë të parë në histori fazën e grupeve

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 22:12
Festa e Besiktasit

Besiktasi ka barazuar me Porton 1-1 dhe është kualifikuar për herë të parë për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. 

Kampionët e Turqisë e dinin se çdo rezultat pozitiv i kualifikonte, por Porto e befasoi, duke shënuar e para me Felipen në minutën e 29-të.

Gjithsesi, para pushimit Besiktasi barazoi, me Talican.

Në pjesën e dytë të dyja palët patën shanse të mira, pasi Babel goditi shtyllën.

Pas këtij barazimi Besiktas ka 11 pikë, tri më shumë se Porto që është e dytë.

Në stadium për të festuar ishte edhe kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Beskitasi do ta ruajë edhe pozitën e parë, pasi nuk mund të rrezikohet nga askush në ndeshjen e fundit të grupeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat