Ndjen keqardhje

Futboll

Ndjen keqardhje

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 11:43
Pamje nga një ndeshje

Ivan Rakitiç, me në konferencën për shtyp para ndeshjes me Juventusit, tha se do t’ia lironte vendin e tij portierit italian që të merrte pjesë në Kupën e Botës. 
Italia ka dështuar të kualifikohet për në Kupën e Botës, ndërsa Kroacia e ka siguruar pasi e mposhti Greqinë në fazën play-off.

“Ndjehem t’i them Buffonit që të shkojë në vendin tim, pasi ajo që ka bërë për futbollin është e pakrahasueshme, unike”.
“Kur një fëmijë e bën formacionin më të mirë, në portë fillon me Buffon”. “Është keq që nuk do të mund ta mbyll karrierën me pjesëmarrjen në Kupën e gjashtë me radhë. Nëse do të mundja do t’ia liroja vendin tim”, ka thënë Rakitiç . 
Gianluigi Buffon përmes rrjetit social Twitter, i ka falënderuar të dy lojtarët për fjalët e mira.
“I dashur, Ivan Rakitiç si portier mund të luaj ende, por të luajë si mesfushor i Kroacisë në vendin tënd nuk është një ide e mirë. Përtej shakave, fjalët e tua ishin një dhuratë e madhe për mua. Të falënderoj. Jordi Alba, fanella ime po pret për ty…”, ka shkruar Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat