Çfarë po ngjan me Besën?

Futboll

Çfarë po ngjan me Besën?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:51
Lojtarët e Llapit

Kështu nuk jemi mësuar ta shohim Besën e Pejës në vitet e pas luftës. Besa para shikuesve të vet pësoi humbje të rëndë me rezultat 6:1 nga lideri i renditjes, Llapi nga Podujeva. Skuadra e Besës po luan më lojtarë juniorë dhe janë në krizë të thellë, si pasojë e kësaj edhe vazhdojnë me serinë katastrofë të rezultateve, ndërsa llapjanët importuan tri pikë të mëdha, që e ruajnë kreun. 

Për Llapin shënuan: Bërbatovci (10’), Begolli (15’), E. Zeqiri (24’), Mirlind Daku (54’ e 83’), A. Zeqiri (74’)  dhe për Besën realizoi: Gashi (70’).Llapi kryeson me 30 pikë, kurse Besa mban vendin e 10-të me 13 pikë pas 16 jave në elitën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat