Liria me tri pikë të reja, Flamurtari assesi të ikë nga fundi

Futboll

Liria me tri pikë të reja, Flamurtari assesi të ikë nga fundi

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 15:08
Meriton Korenica

Liria nga Prizreni triumfoi me rezultat 2:0 ndaj rivalit të vjetër, Flamurtarit nga Prishtina. Prizrenasit fituan pikë të plota dhe shumë të vlefshme në luftë për titullin e kampionit, kurse flamurtarët assesi të dalin nga pjesa e poshtme e renditjes. 30 minutat e fundit kanë qenë shumë të vështira për Flamurtarin ku pësuan edhe dy gola. Në minutën e 62-të, zëvendësuesi Zenel Gavazaj shënoi për 1:0 dhe pas 15 minutave (77’) Meriton Korenica thelloi fitoren në 2:0. Liria është në vend të gjashtë me 25 pikë, sa ka edhe Trepça ’89 dhe Gjilani në pozitën e katërt përkatësisht të pestë, ndërsa Flamurtari mbetet i 11-ti me 11 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat