Gjoka: Duhet të përmirësohemi

Futboll

Gjoka: Duhet të përmirësohemi

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 16:30
Ernest Gjoka

Mjaft i kënaqur është shfaqur edhe trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, për fitoren e arritur nga shkodranët, përballë Lushnjës. Ernest Gjoka vlerësoi rikthimin e skuadrës në ‘Loro Boriçi’, ndërsapranoi se ka ende punë për t’u bërë.
“Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për ne, sepse riktheheshim në ‘Loro Boriçi’, pas rreth 1 muaji mungesë, por edhe për shkak të rezultateve negative të koleksionuara kohët e fundit. Më vjen mirë që skuadra u impenjua dhe krijoi shumë, por duhet të punojmë, që të mos e komplikojmë sfidën ashtu si sot”, tha Gjoka.

Tekniku i Vllaznisë e vuri sërish theksin te mungesa e finalizimit, ndërsa edhe këtë herë futbollistët e tij shpërdoruar shumë raste të shkëlqyera shënimi.

“Edhe sot, ashtu si në takimet e fundit, krijuam shumë, por shfrytëzuam shumë pak. Duhet të përmirësohemi dhe të arrijmë të shënojmë gola si ekip, jo t’i presim nga individët”, tha trajneri i Vllaznisë.

Vllaznia do të presë të dielën Luftëtarin, një tjetër rival direkt në luftën për mbijetesë, ndërsa Gjoka pret që skuadra t’i dhurojë një tjetër fitore.

“Duam fitoren edhe me Luftëtarin, madje edhe në takimet në vijim, sepse duam të largojmë krizën. Hasanin e larguam sot për të mos e rrezikuar për sfidën ndaj gjirokastritëve, ndërsa besoj se edhe Gocaj do të jetë i gatshëm. Kemi një ngërç psikologjik, të cilin e treguam edhe sot me rastet e shpërdoruar, por besoj se nëse koleksionojmë 3-4 rezultate pozitive radhazi mund të dalim nga kjo situatë”, u shpreh trajneri Ernest Gjoka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat