Allegri me deklaratë të papritur pas barazimit me Barcelonën

Futboll

Allegri me deklaratë të papritur pas barazimit me Barcelonën

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 06:29
Max Allegri

"Është një pikë e rëndësishme, pasi na lejon të shkojmë në Olympiacos dhe të luajmë një lojë ku një pikë nuk është e mjaftueshme, ne kemi nevojë për një fitore ose mund të kalojmë me një humbje në varësi të asaj që ndodh në Barcelonë"

Max Allegri thotë se barazimi 0-0 me Barcelonën ishte një lojë e mrekullueshme në një nivel taktikdhe u impresionua me mbrojtjen e tij.

“Ishte një ndeshje e mrekullueshme në një niveltaktik, i pari 0-0 i sezonit dhe ne e bëmë atë kundër një mbrojtje të Barcelonës që mbron shumë mirë këtë sezon”, tha trajneri për Mediaset Premium.

“Po të kishim qenë pak më të shpejtë, ne do të kishim mundësi më të favorshme, por në pjesën e dytë ata na ndaluan ta bënim këtë.

“Është një pikë e rëndësishme, pasi na lejon të shkojmë në Olympiacos dhe të luajmë një lojë ku një pikë nuk është e mjaftueshme, ne kemi nevojë për një fitore ose mund të kalojmë me një humbje në varësi të asaj që ndodh në Barcelonë”, u shpreh tekniku italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat