Pyetet për Realin, shpërthen Neymar

Futboll

Pyetet për Realin, shpërthen Neymar

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 08:46
Neymar

Sulmuesi i PSG-së, Neymar nuk ka qenë aspak i lumtur kur është pyetur nga gazetarët për interesimin e mundshëm të Real Madridit.

Neymar kishte paraqitje fantastike në fitoren 7:1 ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola dhe asistuar një.

Por, kjo lumturi e brazilianit u shua vetëm disa minuta pas ndeshjes, kur lojtari ishte në zonën miks dhe po jepte intervistë për media.

“Real Madrid? F..., ju gjithnjë flisni shumë”, tha Neymar dhe u largua i zemëruar.

Javët e fundit është folur vazhdimisht se Neyar nuk është i lumtur në PSG dhe verën e ardhshme po mendon kthimin në La Liga, por kësaj radhe te Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat