Policia dhe FNSH marrin masa për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo e Kievit

Futboll

Policia dhe FNSH marrin masa për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo e Kievit

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:03
Stadiumi “Elbasan Arena”

Policia e Elbasanit njoftoi se ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim  të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve  përfaqësuese F.K.Skëndërbeu” Shqipëri  dhe “Dinamo” e Kievit “ Ukrainë e cila do të  zhvillohet më datë  23.11.2017,  në  orën  21:05,  në Stadiumin  “Elbasan  Arena”.

Lëvizja e mjeteve do të bllokohet nga ora 18:30 në segmentin rrugor nga “Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi i tapetave” deri në përfundim të takimit dhe largimit të ekipeve nga stadiumi.

Levizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj, do të bëhet në rrugen “Lulet”- Posta –Bashkia - Stadium e kthim

Aksi rrugor nga  sheshi I stadiumit, Kryqëzimi I tapetave,  ish-konservimi për daljen në unazë dhe në Spitalin Rajonal do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   108  punonjës policie nga  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj,  dhe FNSH-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat