Pse Messi në bankë?

Futboll

Pse Messi në bankë?

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:57
Messi në bankë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, foli para mediave pas ndeshjes në Torino, kundër Juventusit. Ai dha shpjegime edhe për zëvendësimin e Messit. Me versionin e tij, ai nënkuptoi se kjo ndodhi për arsye thjesht teknike. Në lidhje me përmbledhjen e ndeshjes, trajneri i katalanasve nënvizoi: “Ne kemi një ndjenjë të mirë. Kishim ardhur me synimin për të fituar, por edhe barazimi e përmbush misionin tonë. Kemi luajtur me personalitet, sepse Juventusi ushtroi shumë presion. Ka pasur shumë momente në ndeshje, kur kemi dominuar”.

Duke sqaruar lënien në bankë të Messit, Valverde ka shpjeguar: “Ai ka një akumulim të lojrave dhe mund të pushojë pak kohë, duke hyrë në gjysmën e dytë të ndeshjes. Ky ishte vendimi. Këto janë gjëra të karakterit të brendshëm, që trajnerët i trajtojnë. Ter Stegen vendimtar? Ai është në një moment të shkëlqyer”. Në fund, edhe një mesazh për kolegun e La Liga-s, Berizzo, që u diagnostikua së fundi me kancer: “Ai është një trajner, me të cilin kam shumë lidhje. Kam biseduar shumë me të, i dërgoj mbështetjen time të plotë dhe, gjithashtu, të gjithë Barcelonës. Eshtë një lajm i keq, por ne e dimë që të gjithë do ta mbështesim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat