Kosova ngjitet për disa pozita në renditjen e FIFA-s

Futboll

Kosova ngjitet për disa pozita në renditjen e FIFA-s

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 11:56
Kombëtarja e Kosovës

Pa dyshim se është lajm i madh që kombëtarja e Kosovës për nëntë pozita ngjitet në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Fitorja e fundit me rezultat 4:3 ndaj Letonisë, në miqësoren e zhvilluar në Mitrovicë,  ka ndikuar që të përmirësohen në renditje. Kosova nga pozita e 183 ngritët në atë të 174-tën me 97 pikë.

Një ngritje e mirë dhe që gëzon të gjithë dashamirët tanë. Kjo ngritje është për muajin tetor dhe një sinjal i mirë sidomos për trajnerin Muharrem Sahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat