Bardhi futbollist i vitit në Maqedoni

Futboll

Bardhi futbollist i vitit në Maqedoni

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 15:33
Enis Bardhi

Mesfushori shkupjan i përfaqësueses së Maqedonisë, Enis Bardhi është futbollisti më i mirë i vendit për vitin 2017-të. Lajmi bëhet i ditur nga skuadra spanjolle e Levantes e cila para se FFM-ja të shpall më të mirët e vitit më 3 dhjetor, spanjollët Bardhin e uruan për këtë çmim që do ti jepet nga FFM-ja.

Bardhi këtë çmim e ka merituar me paraqitjet e tij në fanellën e të dyja përfaqësueseve të Maqedonisë. Ai në evropianin e të rinjëve e shënoi edhe golin e parë në një kampionat evropian, ndërsa këtë verë bëri një transferim të shkëlqyeshëm tek Levante. Bardhi po shkëlqen edhe në fanellën e kësaj skuadre, ku është vlerësuar si investimi më i mirë i bërë në merkaton e verës së shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat