Juventusi monitoron situatën e Courtoisit

Futboll

Juventusi monitoron situatën e Courtoisit

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 06:06
Belgu kërkon të bëhet portieri më i paguar në Ligën Premier

Mediat në Belgjikë raportojnë se gjiganti italian, Juventusi po monitoron me vëmendje situatën e portierit Thibaut Courtois në Chelsea.

Numri 1 i Bluve thuhet se kërkon plot 210 mijë euro në javë për të nënshkruar një marrëveshje të re në Stamford Bridge.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë admirues të njohur të reprezentuesit belg, ndërsa Atletico Madridi gjithashtu janë të interesuar ta sjellin atë përsëri në skuadër.

Sipas mediumit Het Laaste Nieuws, Juventusi është klubi më i fundit që po shikon mundësinë e transferimit të Courtois.

Legjenda Gianluigi Buffon do të tërhiqet nga futbolli në verë, me Wojciech Szczesny që është nënshkruar si një zëvendësim i mundshëm.

Ndërkohë që klubi vazhdon të mbështesë shpresat e tyre në polakun që të bëjë më mirë, ata po shohin alternativa të tjera të nivelit të lartë.

Të vetëdijshëm për interesin në shërbimet e tij, Courtois i ka thënë Chelseat se dëshiron të jetë portieri më i paguar në Ligën Premier.

Atletico, klub i cili belgu kaloi tre vjet në huazim nga 2011 deri në 2014, mund të kthehet tek portieri i tyre i mëparshëm nëse humbasin Jan Oblak gjatë verës.

Ndërkohë, PSG dëshiron të nënshkruajë një portier të klasit të lartë pasi ata duan të konkurrojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Interesimi i Real Madridit në një numër 1 të ri duket të jetë zvogëluar pasi Keylor Navas ka rizbuluar formën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat