Sa ka përfituar Skënderbeu nga aventura europiane?

Futboll

Sa ka përfituar Skënderbeu nga aventura europiane?

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:09
KF Skënderbeu

Skënderbeu po merr pjesë për herë të dytë në grupet e Europa League, ndërsa arkat e klubit korçar po vazhdojnë të mbushen nga viti në vit. Nënkampionët e Shqipërisë kanë arkëtuar fillimisht 3.3 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në fazën e grupeve.

Por, përfitimet nuk ndalen këtu, pasi rezultatet pozitive të arritura në këtë fazë grupesh shpërblehen. Korçarët kanë grumbulluar pesë pikë deri tani në pesë ndeshje, duke marrë një fitore dhe dy barazime. Një rezultat i barabartë vlen 120 mijë euro dhe me dy të tilla që kanë arritur, Skënderbeu ka përfituar 240 mijë euro. Duke iu shtuar këtyre edhe 360 mijë euro që vlen fitorja, shuma shkon në 600 mijë euro vetëm nga rezultatet pozitive.

Që, në total, shkon në rreth 4 milionë euro vetëm nga pjesëmarrja në grupet e Europa League dhe rezultatet pozitive të arritura. Duke mos harruar edhe faktin që korçarët kanë edhe një ndeshje për të luajtur në Zvicër ndaj Young Boys, një tjetër mundësi për të arkëtuar të ardhura të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat