Injoron PSG-në

Futboll

Injoron PSG-në

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:28
Cantona

Eric Cantona, legjenda franceze e futbollit dhe ish-lojtari i Manchester United, e ka quajtur PSG-në një “klub i vogël”, duke vlerësuar dy lojtarë me rol në setin parizien, Javier Pastore dhe Hatem Ben Arfa. Fjalët e Cantona e zemëruan PSG-në, drejtuesit e të cilit u përgjigjën me “eksitim”. Ish-futbollisti i njohur nuk e “kafshon gjuhën” e tij. Me këtë rast, ai përfitoi nga një intervistë në rrjetin “FullTimeDEVILS” në “youtube” për të nisur një shigjetë në drejtim të PSG-së. Cantona foli për disa çështje, që kanë të bëjnë kryesisht me Manchester United (Mourinho, Pogba, nënshkrimi i mundshëm i Griezmann).

Kur u pyet se cilin nga lojtarët parizienë do t’i donte te klubi nga “Old Trafford”, Cantona u përgjigj: “Pastoren, dua Pastoren. PSG ka dy lojtarë të mëdhenj, Pastore dhe Ben Arfa, por atje nuk po luajnë”. Ish-sulmuesi mitik francez vazhdoi: “Pastore bën shumë surpriza të veçanta, sa herë që prek topin topin. Ne po e shohim të luajë për Argjentinën, një kombëtare e madhe, por nuk luan te PSG-ja, një klub… i vogël”. Më tej, Cantona qesh dhe pasqyron: “Por ata kanë shumë para, sepse duan të bëhen një klub i madh”. Nëpërmjet Twitter, PSG-ja u përgjigj: “Kur pulëbardhat ndjekin një anije, ato mendojnë se do të kapin sardelet…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat