Messi fitoi “Këpucën e Artë”

Futboll

Messi fitoi “Këpucën e Artë”

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 15:01
Lionel Messi

Lionel  Messi mori për të katërtën herë “Këpucën e Artë”, në një gala emocionale të mbajtur në “Antiga Fàbrica Damm”, në Barcelonë. Sulmuesi argjentinas ka shtuar një datë të re, 24 nëntor 2017, dhe një foto të re në mbledhjen e tij të gjerë të arritjeve dhe meritave, duke perfeksionuar më shumë një karrierë të suksesshme dhe unike. Lojtari i Barcelonës u nderua me këtë trofe për sezonin 2016-2017, pasi shënoi 37 gola (74 pikë) në La Liga, çka i dha atij trofeun e katërt “Pichichi”. Këtë sezon, gjithashtu, Messi dominon renditjen e shënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll, me 12 gola. Nëse e fiton “Këpucën e Artë” përsëri, ai do të jetë i barabartë si “Pichichis” me Di Stefano, Quini dhe Hugo Sanchez. Leo arrin shokun e tij të skuadrës, Luis Suarez, si fitues i këtij çmimi. Uruguajani triumfoi në edicionin 2015-2016 me 40 gola (80 pikë). Messi, nga ana tjetër, barazohet me Cristiano Ronaldon në këtë renditje, me katër trofe. Argjentinasi i mori “Këpucat e Arta” në sezonet 2009-2010 (34 gola), 2011-2012 (50 gola, rekord) dhe 2012-2013 (46 gola).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat