Dënohet Muhaxhiri

Futboll

Dënohet Muhaxhiri

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:32
Altik Muhaxhiri

Komisioni Disiplinor ka dënuar me dy ndeshje moslojë Altik Muhaxhirin e Vëllaznimit, pas kartonit të kuq ndaj Feronikelit.

Edhe pse preki topin pa qëllim jashtë zone, gjyqtari e ndëshkoi direkt me të kuq,

“Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë  24.11.2017  – ditë e enjte ora 13,00, shqyrtoi procedurat e iniciuara nga ana e Komisioneve të Garave  pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 21-22.11.2017, dhe për të njëjtat duke  u bazuar në raportet e zyrtarëve konform  Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto vendime:

ALTIK  MUHAXHIRI;  lojtar (portier) i klubit të futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës  002276M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 31, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq (loja me dorë si lojtar fundor – jashtë zonës së rrezikimit) në ndeshjen e javës së XVI-të  të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 22.11.2017 në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në  Drenas (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar z Altik Muhaxhiri). Ai dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1″, thuhet nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat