Me këtë formacion do të paraqitet Barcelona në derbin ndaj Valencias

Futboll

Me këtë formacion do të paraqitet Barcelona në derbin ndaj Valencias

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:11
Ilustrim

Barcelona këtë fundjavë zhvillon sfidën e dytë më të rëndësishme deri më tani në La Liga.

Pasi ka barazuar në derbin e parë me Atletico Madrid, dhe në pritje të sfidës me Realin, Barcelonës i duhet t’i mas forcat me Valencian, skuadër që ka befasuar këtë sezon.

Valencia është njëra nga disa skuadrat që nuk njeh për humbje këtë edicion në Evropë në ligat kryesore.

Kjo skuadër në ‘Mestala’, do të kërkojë të ruajë këtë seri, e t’i shkaktojë humbjen e parë Barcelonës këtë sezon, në sfidën që luhet ditën e diel nga ora 20:45.

‘Goal.com’ ka paraparë se me çfarë formacioni mund të paraqitet Barcelona në derbin ndaj Valencias.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat