Zidanes i mungon Bale, ja çfarë thotë për uellsianin

Futboll

Zidanes i mungon Bale, ja çfarë thotë për uellsianin

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 18:10
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ishte i kënaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Malaga, nisur nga rikthimi i Kovacic dhe Keylor Navas.

Megjithatë, ai kërkoi përsëri durim me Gareth Bale, i cili mungon për shkak dëmtimi: “Po, preferoj që ta kemi Gareth me ne. E sigurtë. Ne tashmë e dimë se çfarë sjell Gareth, ai është shumë i fortë, i fuqishëm, teknikisht shumë i mirë. Ai punon shumë, ka luajtur lojëra të mrekullueshme në këtë klub. Po trajnohet mirë, por do të shohim se kur do të luajë. Emocionalisht për të, duam që të jetë me ne dhe të largojë të gjitha gjërat negative që mund të ketë rreth tij. Sergio Ramos? Nesër do të shihni nëse luan apo jo. Me maskë apo jo, ai do të luajë kur të jetë mirë. Do të shohim, sepse kemi edhe mundësi të tjera. Është gjë e mirë, nuk kam frikë nga asgjë. Nëse ai nuk luan nesër, do të jetë me ne ndeshjen tjetër, duke dhënë si përherë, më të mirën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat