Sherr brenda Juventus, tre lojtarë kërkojnë largimin në janar

Futboll

Sherr brenda Juventus, tre lojtarë kërkojnë largimin në janar

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 18:49
Juventus

Portali italian “Dagospia” ka zbuluar një prapaskenë të bujshme që ka lidhje me Juventus. Sipas faqes së internetit që drejtohet nga Roberto D’Agostino, gazetar dhe personazh televiziv italian, në dhomat e zhveshjes të skuadrës bardhezi duket se është zhvilluar një sherr që ka ndarë skuadrën në dy fraksione: nga njëra anë kanë qenë “të vjetrit”, ata me më shumë eksperiencë te klubi torinez, nga tjetra, grupi i lojtarëve të huaj.

Një sherr ky gjatë të cilit nuk kanë munguar fyerjet e rënda mes dy palëve dhe që mund të ndryshojë planet e Juventus në merkaton. Sipas “Dagospia”, tre futbollistë jo italianë kanë kërkuar të shiten në merkaton e janarit.

Image
Portali italian “Dagospia”
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat