Vllaznia nga Pozhorani shijoj fitoren e dytë në kampionat dhe pas 14 jave! Fitoren e parë e kishin arritur në javën e katërt me rezultat 2:1 kundër kampionit në fuqi, Trepçës ’89 dhe fitorja e dytë ka ardhur pikërisht me 1 dhjetor në Gjilan me rezultat 2:0 ndaj Flamurtarit nga Prishtina.
Skuadra e Vllaznisë arkëtoi tri pikë që nuk peshojnë as me ari në luftë për mbijetesë, kurse Flamurtari është në shok, sepse lëshojnë mundësinë e artë që me pikë të plota të shmanget nga pozita e parafundit.
Në një terren të rënduar nga reshjet e shiut, Vllazninë nuk e pengoi për të triumfuar. Në minutën e 20-të, Festim Krasniqi shënon për epërsinë 1:0, duke konfirmuar se pikët do të mbeten në Gjilan.
Pas dhjetë minutave, Alidema gati thelloi epërsinë, por gjuajtja e tij ndalet nga shtylla pingule. Në minutën e 80-të gjithçka merr fund për kuqezinjtë, kur Maliq Beluli realizoi për fitoren 2:0 te Vllaznisë. Pozherenasit tani janë në vend të 12-të (i fundit) me 8 pikë apo tri me pak se Flamurtari që mban pozitën e 11-të.