Berisha: Ndihem i zhgënjyer kur mendoj të ardhmen time!

Futboll

Berisha: Ndihem i zhgënjyer kur mendoj të ardhmen time!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:05
Rigon Berisha

Futbollisti Rigon Berisha (23 vjeç) që luan në pozitën e mesfushorit, është i zhgënjyer që nuk po gjen hapësirë në klubin e Flamurtarit të Prishtinës. “Ndihem shumë i zhgënjyer dhe aspak mirë sa herë që e mendoj të ardhmen time. Futbollin e luaja me shumë pasion dhe dashuri dhe ky është fakti kryesor pse unë nuk ndihem mirë pa futboll.

Fatin tim te ngjashëm e patën edhe plot bashkëlojtarë si unë. Nuk e kam me asnjë klub por me neglizhimin e madhe që bëhet nga disa individ të caktuar me ndikim në klub. Dashuria ime për klubin e Flamurtarit ka qenë gjithmonë e madhe dhe e tillë do të jetë! Kam respekt për çdo njeri që kam punuar me të qoftë bashkëlojtarë ose trajner.

Dua që të kthehem edhe një herë në fushën e gjelbër aty ku ndihem më së miri dhe di të jap më të miren nga vetja. Jam i hapur për çdo klub të Kosovës që me kontakton dhe jam shume optimist që karriera ime si futbollist nuk do të përfundoj në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat