Gjigantët anglezë rivalizojnë Realin për Neymarin - Bota Sot
Gjigantët anglezë rivalizojnë Realin për Neymarin

Futboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Gjigantët anglezë rivalizojnë Realin për Neymarin

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:34
Neymar

Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ka përfunduar edhe në radarin e gjigantëve anglez, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.

Neymar e la Barcelonën për PSG-në vetëm në muajin gusht, duke thyer rekordin botëror të transferimeve për një shifër prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, janë intensifikuar thashethemet që Neymar mund të largohet në fund të sezonit, me Real Madridin si ekipin e mundshëm për të qenë destinacioni i tij i ardhshëm.

Por, Mbretërit tani kanë një konkurrencë të fortë për të fituar shërbimet e Neymarit, pasi në garë janë futur edhe dy skuadra të mëdha nga Liga Premier.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Unitedi janë një nga tre klubet të cilët do të jenë të gatshëm të shkatërrojnë rekordin botëror për të siguruar nënshkrimin e tij dhe po mbajnë shënime për situatën e Neymarit.

Florentino Perez ëndërron të transferoj 25-vjeçarin brazilian pas humbjes së tij gjatë kohës së tij në skuadrën e vendlindjes, Santosin.

Dhe ai mund të jetë një zëvendësim për Cristiano Ronaldo, i cili thuhet se po luan sezonin e fundit me Los Blancos pas thuhet se ditët e tij më të mira kanë mbaruar dhe Reali është i gatshëm të lejoj largimin e tij.

Manchester City është klubi i tretë me interesim në Neymarin, por skuadra e Pep Guardiola tashmë është e mbushur me sulmues të klasit të lartë. Megjithatë, sheikët nga Etihad nuk duhet të përjashtohen nga kjo garë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test