Ozil në United

Futboll

Ozil në United

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 09:32
Jose Mourinho

Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, do që ta sjellë në klub Mesut Ozilin dhe kështu të zgjidhet problemi i pozicionit “10” në ekipin e United.

Yllit të Arsenalit do t’i skadojë kontrata verën e vitit të ardhshëm dhe raportohet se ai nuk do që ta vazhdojë atë me Revolveristët – prandaj besohet se do ta vazhdojë karrierën në Old Traford.

Mourinho e kishte sjellur Ozilin edhe në Real Madrid në 2010, madje e kishte quajtur atë “10-shi më i mirë në botën e futbollit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat