Pogba shokon “Djajtë e Kuq”: Po, jam një tifoz i Arsenalit…

Futboll

Pogba shokon “Djajtë e Kuq”: Po, jam një tifoz i Arsenalit…

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 12:13
Paul Pogba

Paul Pogba mund të jetë një lojtar i Manchester United, por francezi pranon të jetë tifoz i Arsenalit. 24-vjeçarit iu dha “pushimi” i tij i madh nga “Djajtë e Kuq”, pasi doli nga sistemi zinxhir i akademisë në “Old Trafford”.

Manchester United u kujtua për vlerat e francezit pasi e kishte lejuar atë të largohej për hiçgjë (nga ana financiare) te Juventusi. Për ta rikthyer në Angli, ata shpenzuan 89 milionë paundë në verën e vitit 2016. Pogba tani po përpiqet të sjellë sukses të mëtejshëm në “Teatrin e Ëndrrave”, por pranon se ishte mbështetës i “armiqve të ashpër” të Manchester Unitedit në veri të Londrës.

“Për ne Francë, “topçinjtë” ishin shumë të mëdhenj, ndoshta nga fakti se kishin në përbërje shumë lojtarë francezë, – tha Pogba për “Football Focus” përpara përplasjes direkte mes Arsenalit dhe Manchester United në “Emirates Stadium”. – Unë isha një tifoz i madh i Arsenalit dhe Thierry Henry, i shikoja rregullisht kur luanin. Unë isha një tifoz i vogël, jo një tifoz i çmendur, por shihja shumë lojëra të Arsenalit. Ata kanë qenë gjithmonë një klub i madh”.

Pogba ka bërë një rikthim të mirëpritur në radhët e “Djajve të Kuq” gjatë javëve të fundit, pasi u detyrua të mos aktivizohej për 12 lojëra, me një problem lëndimi. Jose Mourinho është i kënaqur ta ketë atë, por ka pranuar se do të ballafaqohet me një “dilemë”, kur bëhet fjalë për rikthimin e mesfushorit në shpejtësi.

Pogba & Co do të duhet të “braktisin” taktikat e tyre në “Emirates”, të shtunën, pasi Manchester United nuk mund të përballojë asnjë gabim në garën e titullit të Premier League, teksa vijon të ndjekë hap pas hapi Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat