Wenger: Jam vërtet i zhgënjyer

Futboll

Wenger: Jam vërtet i zhgënjyer

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 23:39
Arsene Wenger

Arsene Wenger është deklaruar i zhgënjyer për humbjen e Arsenalit nga Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ triumfuan në udhëtim te Arsenali me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligën angleze.

“Jam vërtet i zhgënjyer sepse ishte një performancë shumë e mirë, por s’kemi si ta dëshmojmë atë në fund dhe kjo është e rëndë të pranohet”, ka deklaruar fillimisht Wenger.

Nuk ishim mjaft efikas në pjesët e rëndësishme, ndërsa e vendosëm vetën në vështirësi. Portieri i tyre ishte i jashtëzakonshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat