Barcelona humbet qendërmbrojtësin për dy muaj

Futboll

Barcelona humbet qendërmbrojtësin për dy muaj

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 06:11
Samuel Umtit

Barcelona është përballur me disa dëmtime futbollistësh të rëndësishëm në këtë sezon dhe “viktima” e fundit ka qenë Samuel Umtiti. Qendërmbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë barazimit 2-2 që Barcelona arriti ndaj Celta Vigo dhe mendohet se do të qëndrojë për dy muaj larg fushave të lojës.

Mungesa e francezit do ta detyrojë trajnerin Ernesto Valverde të besojë sërish se Javier Mascherano, vetëm pak ditë pasi argjentinasi konfirmoi se dëshironte të largohej nga klubi katalanas sepse nuk kishte më minuta të mjaftueshme në dispozicion

Dëmtimi i pësuar do ta mbajë Umtiti jashtë ndeshjes më të rëndësishme të pjesës së parë të sezonit, “El Clasico”, më 23 dhjetor, kundër Real Madrid. Barcelona kryeson kampionatin me 11 pikë më shumë se “Los Blancos”, por kjo diferencë mund të zbresë, nëse Real fiton sonte në fushën e Bilbao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat