Pa fitues në kryendeshjen mes skuadrave të Gjilanit

Futboll

Pa fitues në kryendeshjen mes skuadrave të Gjilanit

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:05
Pamje nga një ndeshje e mëhershme

Mbi 5 mijë shikues ishin tubuar në stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku u ndeshen rivalët e të njëjtit qytet, Gjilani-Drita, por nuk pati gola, e cila përfundoi baras (0:0). Të dyja skuadrat dhanë maksimumin, por asnjëra nuk arriti të triumfoi.

Drita ka pasur disa raste jashtëzakonisht të mira, po të pafat, kurs Gjilani fitoi një pikë të madhe. Duhet veçuar në fund të pjesës së parë portieri Kaçiu del në mënyrë të pakujdesshme, porta e zbrazët, Viktor Kuka gjuan jashtë!

Në minutën e 65-të, Xhevdet Shabani godet shtyllën. Drita është në vend t tretë me 30 pikë, kurse Gjilani renditet i teti me 26 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat