Manchester City nuk ndalet në Premier League

Futboll

Manchester City nuk ndalet në Premier League

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:54
Pamje nga ndeshja e sotme

Manchester City nuk ka kush i del para të paktën në 15 javët e para në Premier League. Në 15 ndeshjet e deritashme, ka 14 fitore e 1 barazim, kryesojnë me 43 pikë apo 8 më shumë se Manchester Utd. Në Etihad Manchester City me shumë vështirësi arkëtoi tri pikë duke  mundur me rezultat minimal 2:1 West Hamin. Pep Guardiola, trajner  i Cityt është sikurse në qiellin e shtatë me serinë fantastike. Në minutën e 44-të, Ogbonna zuri në befasi vendasit, duke shënuar për 0:1. Megjithatë lideri anglez në pjesën e dytë mblodhi forcë dhe e përmbysi epërsinë e rivalit. Otamendi në minutën e 57-të e Silva 83-të i siguruan fitoren Cityt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat