Perisic: Spalletti më bindi të qëndroj, duam fitore ndaj Juves

Futboll

Perisic: Spalletti më bindi të qëndroj, duam fitore ndaj Juves

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 22:01
Ivan Perisic

Ivan Perisic konfirmoi se ishte Luciano Spalletti ai që e bindi atë të qëndrojë gjatë verës te Interi.

Kroati ishte i shumë kërkuar nga Manchester Unitedi, por refuzoi çdo ofertë nga Djajtë e Kuq.

Duket se kjo ia ka vlejtur pasi Interi është në krye të Serie A pas fitores 5-0 ndaj Chievos dhe Perisic shënoi het-trik në këtë triumf.

“Nuk ka rëndësi kush shënon, por skuadra të fitojë. Duhet të vazhdojmë kështu, kemi pritur shumë që ky moment të vijë dhe tani duam të fitojmë në Juventus”, ka thënë Perisic për Mediaset Premium.

“Spalletti na tha se çdo lojtar është i rëndësishëm dhe këtë e treguam sot, edhe ata që nuk kishin shumë hapësirë, arritën të lënë shenjën e tyre”.

“Spalletti ishte shumë i rëndësishëm, më bindi të qëndrojë”, ka shtuar Perisic.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Juventusit në Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat