A ka lidhje Cërvena Zvezda me KF Gjilanin?

Futboll

A ka lidhje Cërvena Zvezda me KF Gjilanin?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:57
KF Gjilani 1995

Disa herë është diskutuar se Gjilani është vazhdimësi e Cërvena Zvezdës nga Gjilani. Sa për dijeni, Cërvena Zvezda ka ekzistuar në vitet para se të okupohej (1991-99) Kosova nga Serbia shoveniste. Atëkohë Cërvena Zvezda e Gjilanit, pak vite ka qenë në Ligën e Dytë Federative të ish – Jugosllavisë, grupi i Lindjes, një kohë në Ligën e Tretë Republikane, por më shumë në Ligën Krahinore të Kosovës siç quhej atëkohë!

Cila është e vërteta? Më së miri e ka faktuar trajneri i mirënjohur Refik Rexhepaj. Ai ka thënë se Cërvena Zvezda e asaj kohe me Gjilanin nuk ka asnjë lidhje! “Për hir të së vërtetës për opinionin e gjerë, simpatizues, sportdashës, adhurues të KF Gjilani, jap këto të dhëna: KF Gjilani nuk ka fare të bëj me C. Zvezda së kaluarës edhe pse ne gjirin e saj kanë qenë mbi 80-90 % shqiptar.

KF Gjilani celula e parë apo me saktë formohet me 15 korrik të vitit 1995 ku tubimi i parë është mbajt në shtëpinë e Nuri Idrizit tani i ndjerë. Themeluesit ishin: Nuri Idrizi, Hafiz Gashi, (të ndjerë), Afrim Kçiku, Ismet Korça, Qemajl Shkodra, Rabit Sopi dhe unë Refik Rexhepaj, gjithsej 7 veta. Nga këta 7 veta emërohet me emrin e tanishëm KF GJILANI-95. Pas një kohe fare të shkurtër bashkangjitet edhe Shukri Sylejmani ku edhe ishte bartës financiar ai. Pran tij për financa ishte edhe Afrimi (Foto Fari), vëllezërit nga Tërnovci: Nexhat...edhe shumë të tjerë që po shkon gjatë dhe kërkoj ndjesë që këtu kësaj radhë po shkon gjatë. Kujt dhe kush nuk beson në këto shënime, janë faktet me data dhe fotografi. Kërkoj ndjesë për ndonjë lëshim”, komenton Rexhepaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat