Gjyqtari nga Uellsi drejton takimin Young Boys-Skënderbeu

Futboll

Gjyqtari nga Uellsi drejton takimin Young Boys-Skënderbeu

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:55
Li Evans

Teksa futemi në javën e fundit të ndeshjeve në Europë, përsa i përket fazës së grupeve, janë zbardhur edhe emrat e arbitrave për këto takime. Për Skënderbeun, UEFA ka caktuar një gjyqtar nga Uellsi, që të vendosë drejtësi në sfidën ndaj Young Boys.

Li Evans është 42-vjeçari, i cili që nga viti 2007 mban stemën e FIFA-s. Uellsiani ka gjykuar rreth 60 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa ekipin e Young Boys, ai e ka gjykuar po vjet në fazën e grupeve. Ja dhe lista e plotë e gjyqtarëve për këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat