Mavraj në 11-shin e javës në Gjermani

Futboll

Mavraj në 11-shin e javës në Gjermani

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:11
Skema

Futbollisti Mërgim Mavraj është zgjedhur pjesë e formacionit më të mirë të javës së 14-të, në Bundesligën gjermane. 

Ndeshja e së premtes, ndaj Freiburgut të Abrashit, ishte nga më të mirat për mbrojtësin shqiptar, dhe ai është vlerësuar për mbylljen e hapësirave për kundërshtarët, teksa skuadra e tij mori edhe një pikë nga kjo transfertë, pas mbylljes së ndeshjes me rrjeta të paprekura. 
Në formacionin me skemën 3-4-3, bëjnë pjesë edhe lojtarë të njohur që aktivizohen në Gjermani, si Artura Vidal në mesfushë, e Kingsley Coman në sulm, që të dy pjesë e Bayern Munih.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat