Icardi: Faleminderit Real Madrid, por unë jam i lumtur te Interi

Futboll

Icardi: Faleminderit Real Madrid, por unë jam i lumtur te Interi

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 20:47
Mauro Icardi

Mauro Icardi ka shënuar 16 gola në 15 ndeshjet e luajtura të Serisë A dhe kjo ka bërë që shumë skuadra ta kthejnë kokën nga ai.

Klubi që gjendet në krye për interesim është Real Madridi dhe atë e do që në janar.

Kapiteni i Interit, ka dhënë një intervistë për mediat argjentinase duke zbuluar dashurinë për skuadrën aktuale.

“Interesimi i Realit më bën të ndihem mirë, sepse do të thotë që po paraqitem mirë, por nuk kam ndërmend aspak të largohem nga Interi”.

“Te zikaltrit ndihem mjaft mirë, sepse jam kapiten i skuadrës, jam krye-golshënues dhe mbi të gjitha, jemi të parët në tabelën e renditjes. Çfarë mund të kërkoj më shumë?”.

Ai foli edhe për grumbullimin me Argjentinën dhe kërkimin e golit të parë me këtë fanellë.

“Jam mjaft i lumtur për grumbullimin në kombëtare, sepse do të thotë që po punoj mirë dhe e meritoj”.

“Nuk e kam shënuar ende golin e parë, por çdo ditë që punoj, mendoj edhe për botërorin ‘Rusi 2018’, ku kam shumë dëshirë të ndihmoj vendin tim”, ka thënë Icardi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat