Valverde: Dua përforcime në mbrojtje, Mina i mirë, por ka kontratë me Palmeiras

Futboll

Valverde: Dua përforcime në mbrojtje, Mina i mirë, por ka kontratë me Palmeiras

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 00:08
Ernesto Valverde kërkon përforcime në mbrojtje /Getty Images)

Ernesto Valverde ka folur për përforcime në konferencën e fundit për shtyp.

Trajneri i katalanasve ka thënë se pas dëmtimit të Samuel Umtiti, por edhe problemeve të Javier Mascheranos, klubi do të tentojë një mbrojtës.

“Kam dëgjuar të përmenden shumë emra si afrime të mundshme në afatin kalimtar të dimrit, por shumica e tyre janë thjesht thashetheme”.

“Nëse doni mendimin tim, ne duhet të afrojmë patjetër një qendërmbrojtës, pasi kemi nevoja në atë repart”.

Emri më i mundshëm që mund të ofrohet është mbrojtësi kolumbian Jerry Mina, që luan te Palmeiras.

“Jerry Mina është një mbrojtës shumë i mirë, por unë nuk kam ndërmend të flas për lojtarë që kanë detyrime kontratuale me klube të tjera. Nuk është aspak etike”, ka thënë Valverde.

Barcelona luan me Sporting Lisbonën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat