Agron i drejtohet Tahirit: Një dështim i një trajnerit dikur nënkuptonte...

Futboll

Agron i drejtohet Tahirit: Një dështim i një trajnerit dikur nënkuptonte...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:57
Tahir Batatina

Agron Selmani pak kohë udhëhoqi Flamurtarin e Prishtinës dhe u tërhoq  nga pozita e trajnerit! Ai ka një mesazh shumë interesant sidomos për Tahir Batatinën, trajnerin e Llapit nga Podujeva, që me punën e tij e rezultatet heshti të gjithë sidomos pas 85 vjet traditë si klub i bëri llapjanët kampion vjeshtor! “Një dështim i një trajnerit dikur nënkuptonte një vend të lirë pune dhe në këtë drejtim edhe nuk kemi qenë shumë korrekt. Kemi urua suksese por në ndërdije ndoshta kemi dëshiruar të kundërtën! Sot kemi një situatë që çdo suksesi të një trajneri duhet të i gëzohemi veçanërisht sepse në mënyre indirekte rrëzon idetë e fuqizuara kohëve te fundit se nuk kemi kuadër të dinjitetshëm për të udhëhequr skuadrat e futbollit në Kosove por edhe më gjerë. Prandaj ky urim publik shkon për KF Llapin dhe për kolegun TAHIR BATATINA me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, Urime dhe suksese edhe në sezonin pranveror”, kështu i shkruan Agroni Tahirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat